Skuadra e Teutës do të zbresë në fushë ditën e dielë ndaj Flamurtarit, në javën e 8-të të Superiores. Të besuarit e Enkeleid Dobi nuk e njohin humbjen, pavarësisht se janë përballur me pretendentët në “letër” për titullin. Së fundmi, ekipi durrsak ka postuar në rrjetet sociale momente nga seanca stërvitore. “Ekipi vijon përgatitjet intensive në Durrës në kuadër të duelit ndaj Flamurtarit!
Grupi është në gjendje optimale dhe gati për sfidën e radhës”, shkruan klubi i Teutës. Skuadra bregdetare ka grumbulluar 11 pikë pas 7 javësh, 5 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, duke qëndruar në “valle” për titullin.





