Teuta do të presë Tiranën ditën e shtunë në “Niko Dovana” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së dytë të Superiores. Në fakt ky do të jetë dueli i parë për durrsakët në këtë sezon, pasi takimi me Partizanin u shty pa afët për shkak të pjesmarrjes së demave në Conference League.
Për përballjen me bardheblutë, “Djemtë e Detit’ vazhdojnë intensivisht përgatitjet. Edhe dy ditë na ndajnë nga kjo sfidë dhe Diego Longo po jep direktivat e duhura për të arritur te fitorja. Ditën e nesërme durrsakët do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit për kryeqytetasit.
“Teuta dhe vetëm 2 ditë nga ndeshja kundër Tiranës. Vijojnë përgatitjet intensive nën drejtimin e tranjerit, Diego Longo në pritje të seancës finale të ditës së nesërme”, ka shkruar klubi.