Vllaznia e vajzave është shtangur nga Teuta. Ekipi shkodran është mposhtur me rezultatin 1-2 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke u eliminuar sërish nga ky kompeticion.
Teuta e kishte fituar edhe sfidën e parë në Durrës, që ishte fotokopje me rezultatin 2-1. Ndeshja në “Loro Boriçi” i dërgoi në finale durrsakët, ndërsa Da Silva Matos spikati me dopietë.





