Teuta ka marrë zyrtarisht pushimet pas ndeshjes së fundit ndaj Dinamos në kampionat. Kjo, sa i përket lojtarëve, sepse për drejtuesit nuk është aspak një periudhë pushimesh. Thuhet kështu, sepse këta të fundit po ngrenë piketat përsa i përket merkatosqë do të bëjnë dhe lojtarët që do të afrojnë. Fillimisht, para se tëflitet për lojtarët që do të afrohen, në klub ka nisur largimet. Jo të gjithë lojtarët kanë bindur dhe Qaqi, Fili, Faust tashmë janëzyrtarisht të larguar. Skuadra e Teutës mbylli një sezon mes shumë oshilacjoneve. “Djemtë e Detit” , nën drejtimin e trajnerit Edi Martini arriti të renditeshin në vendin e gjashtë ku vetëm në javën e fundit nuk arritën të kualifikoheshin në Kupat e Europës. Në kampin”durrsak” pritet të zbarkojnë disa futbollistë, prej të cilëve tekniku do të zgjedhë elementët më premtues.

Drejtuesit dhe teknikët respektivë në bashkëpunim me njëri tjetrin do të ndërtojnë skuadrat, për sezonin 2024-2025. Në kampin durrsak flitet se sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një skuadër me perspektivë dhe konkurruese. Pritet që disa prej lojtarëve aktualë të skuadrës durrsake do të diskutojnë me klubin nëse do të jenë pjesë e saj dhe në sezonin e ardhshëm. Te skuadra e Teutës priten jo shumë ndryshime sa i përket kontigjentit të lojtarëve. Disa lojtarëve u ka përfunduar kontrata që i mbante lidhur me skuadrën e Teutës dhe presin të diskutojnë me presidentin për të mësuar të ardhmen e tyre, e cila mund të jetë te durrsakët por edhe larg tyre.

Burime nga skuadra durrsaketheksojnë se do të ketë disa lojtarë, të cilët për sezonin eardhshëm nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Teutës, por baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në repartet respektive: mbrojtje mesfushë dhe sulm. Pritet që ditët në vijim lojtarëve të cilëve u ka përfunduar kontrata me skuadrën durrsake të takohen me drejtuesit më të lartë të klubit, për të diskutuar mbi të ardhmen e tyre. Skuadra ka marrë pushimet dhe tashmë angazhimet kanë kaluar tek drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh popunojnë në drejtim të seleksionimit të lojtarëve që priten të largohen. Elementet që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos verore, po marrin një vëmendje të madhe nga drejtuesit durrsakë, të cilët pritet të afrojnë lojtarë me eksperiencë, por, jo vetëm.