Ekipi bregdetar vazhdon stërvitjen në Antalia. Faza po shkon mirë për djemte e Nicës.
Klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar miqësoren e parë. Teuta do të ndeshet me çekët e Slovako, të cilët renditen në vendin e 14 në elitën e futbollit çek.
Ky do të jetë një test i mirë për teknikun Stavri Nica. Për të parë formën dhe kualitetin e afrimeve të reja, por edhe gjendjen e grupit në përgjithësi.
Miqësorja do zhvillohet ditën e shtunë në orën 13:00 (me orën tonë).





