Teuta në volejboll për femra mundi Dinamon 3-1 me sete, duke treguar ambiciet e saj në Kupën e Shqipërisë. Rezultati i seteve (25-22, 19-25, 22-25, 23-25).

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Teuta numëron 3 fitore dhe renditet në vendin e dytë në Grupin A me 9 pikë, vetëm 3 pikë larg Skënderbeut, që kryeson grupin.

Me këtë ritëm, vajzat durrsake po tregojnë se janë ndër ekipet pretendente në Kupën e Shqipërisë, edhe pse duhet theksuar se gara është e ashpër.

“Me Dinamon zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur nga vajzat, ekipi po rritet dita-ditës. Konkurrenca është shumë e madhe në Kupën e Shqipërisë, pasi ka ekipe si Skënderbeu, Tirana apo edhe Partizani, që kanë investuar shumë. Por ne do të bëjmë maksimumin, me shpresën për të shkuar sa më larg”, tha trajneri Edmond Jazexhi.