Laçi ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa kanë mposhtur 2-0 skuadrën e Teutës, e cila e mbylli takimin me 10 lojtarë.

Goli i parë u realizua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 41′ pas një goditje dënimi me një gjuajtje-kros, por topi përfundoi menjëherë në rrjetë pa u devijuar nga asnjë futbollist.

Goli i dytë u shënua nga Guindo në minutën e 90+1′ pas disa kombinimeve dhe sulmuesi i kurbinasve nuk fal para porte duke dërguar peshë tifozët.

Me këtë sukses, Laçi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Teuta klasifikohet në vendin e tretë me 12 pikë.