“Bomba” e madhe e merkatos së Teutës mund të jetë rikthimi në Durrës edhe i mesfushorit Albano Aleksi nga Tirana, pas afrimit të Sherif Kallakut. Burime tregojnë për një krisje të ditëve të fundit mes lojtarit fierak dhe drejtuesve bardheblu.

Edhe pse mund të duket si një mision i pamundur, për vetë rëndësinë që ka Aleksi në formacionin e Tiranës, nuk është çudi që edhe fieraku t’i bashkohej Kallakut tek Teuta në ditët e ardhshme.

Çdo gjë do të qartësohet në vazhdimësi për Aleksin, i cili si pjesë e ekipit durrsak fitoi gjithçka (titullin, Kupën, Superkupën). Ndërkohë, vlen të theksohet se deri më tani nga Teuta janë larguar sulmuesit Hebaj dhe Kapllani, si dhe mesfushori Treni.