Megjithëse kampionati shqiptar i futbollit është ndëprerë njësoj si në mbarë Europën dhe lojtarët janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre, disa prej pjesëtarëve të skuadrës së Teutës kanë sfiduar gjendjen alarmante dhe kanë shkuar të stërviten në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Dovana”.

Kapiteni Renato Arapi, mesfushorët Arbër Çyrbja dhe Fabian Beqja së bashku me zv/trajnerin e Teutës Bledar Hodo kanë kryer stërvitje individuale në “Niko Dovana”, ndërkohë që janë argëtuar duke zhvilluar një lojë midis tyre.