Teuta afroi në gjirin e saj nga ekipi i Kamzës, mbrojtësin Erlis Frashëri, por tashmë duket se në radhët e “Djemve të Detit” do të ketë edhe largime. Janë vetë durrsakët, që në një njoftim në Facebook, bëjnë me dije mbylljen e kontratës me dy mbrojtës.

Edison Ndreca dhe Jurgen Vogli, nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Bledi Shkëmbit. Të dy lojtarët e prapavijës, kanë pasur vetëm pak minuta në dispozicion gjatë gjysmës së parë të vitit, duke mos e bindur kështu trajnerin Shkëmbi.

Kujtojmë që nga Teuta, ka pasur edhe largime të tjera, si mbrojtësi Bojan Gjeorgjievski, si dhe mesfushori Arsid Kruja.

NJOFTIMI I TEUTËS

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me mbrojtesin Edison NdrecaFalenderojmë lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Edison Ndreces suksese në jetë dhe në karrierë.Ju njoftojmë se Klubi i Futbollit Teuta ka vendosur që të ndërpres bashkpunimin me mborjtësin Jurgen Vogli. Ne e falënderojmë Voglin për paraqitjet e tij sa ishte pjesë e klubit tonë