Asnjë të re nga kampi durrsak sa i takon merkatos verore, në shtëpinë e Teutës duket që vetëm po studiojnë dhe akoma nuk kanë emra sa i përket afrimeve për sezonin e ri. Kjo ndoshta bën pjesë në strategjitë e drejtuesve që nuk bëjnë të ditur emra për të negociuar më të qetë dhe bëjnë merkato pa bujë, por që afrojnë elementë që i shërbejnë skuadrës dhe trajnerit. Kujtojmë sezonin e shkuar ku disa nga lojtarët e afruar ishin pjesë e ekipit të Elbsanit i cili kishtë rënë në një kategori më poshtë disa jave para përfundimit të sezonit futbollistik dhe për shumë analistë nuk jepnin garaci për mbijetesë, por që rezultoi e kundërta, këta lojtarë arritën të ishin pjesë e Kupave të Europës. Ndoshta emra jo shumë të njohur, ndoshta me pak eksperircë, por me dëshirë për të fituar dhe për të treguar aftësitë e tyre në këtë sport. Në grupin aktual janë disa lojtarë që u ka mbaruar kontrata, por që nuk shqetësohen për këtë fakt pasi gjuha e përbashkët me presidentin Hasanbelliu gjendet. Dhe pse pa një kontratë në tavolinë futbollistët e shohin veten përsëri pjesë e ekipit bregdetar. Gjithsesi drejtuesit e kanë parë të arsyeshme që lojtarët ti lenë për rreth dhjetë ditë pushim e më pas të grumbulllojnë përsëri ekipin në urdhrat e stafit teknik. Skuadra e Teutës ishte ndër të parat ekipe të cilat e nisën fazën përgaditore, duke e mbledhur ekipin më shpejt se skuadrat e tjera. Ndëra pas eliminimit nga Eropa League “djemtë e detit” janë lënë disa ditë pushim. Këto ditë do të shfytëzojnë dhe drejtuesit për të bërë ndërhyrje në ekip, duke parë që në skuadër është afruar vetëm sulmuesi Raboshta dhe i riu Ismaijli që luan në mesfushë, ndërsa janë larguar katër lojtarë. Durrsakët e shikojnë të arsyeshme që të ndërhyjnë në të gjitha repartet për të pasur një ekip më kompetitiv dhe konkurues për sezonin e ardhshëm. Në repartin e mbrotjes është larguar Lukic duke lënë një boshllëk jo të vogël në fazën difensive, mesfusha është reparti me më shumë mundësi zgjedhjeje për tranjerin Ahmataj aq më tepër që i kthehen dhe dy lojtarët e dëmtuar Dita dhe Hyseni, së bashku me Hodo, Hila Musta, Cyrbja, Ismaijli, apo dhe Lena kanë repartin më të kompletuar. Faza ofensive ka nevojë për ndërhyrje, Artur Magani, Lamcja me Raboshta përbëjnë sulmin durrsak, por që dhe në këtë repart pritet të ketë ndërhyrje pasi duhet një sulmues “pykë” që të jetë pikë referimi për pjesën tjetër të repartit, por dhe skuadrës. Drejtuesit nuk kanë dhënë ende emra dhe as nuk kanë komunikuar për kë interesohen, por që janë duke ndjekur disa lojtarë.





