Teuta vijon normalisht përgatitjet në Ohër. Kushtet atmosferike janë mjaft të mira dhe fatmirësisht për bregdetarët nuk ka dëmtime. Grupi i lojtarëve është i plotë.
Në krahun tjetër, stafi teknik ka arritur të gjejë marrëveshjen dhe për miqësoren e radhës. Durrsakët do të ndeshen me Gjilanin në Ohër.
Takimi do të zhvillohet me datë 29 korrik, që i bie e diel. Sfida do të luhet në stadiumin e Ohrit, prej orës 17:00. Lidhjet e mira të teknikut Shkëmbi në Kosovë pas aventurës me Lirinë e Prizrenit kanë bërë që kjo miqësore të luhet.





