Teuta ka filluar punën përgatitore, ndërsa drejtuesit vijojnë paralelisht të punojnë për të plotësuar organikën me lojtarë cilësorë në përbërje.
Skuadra durrsake ka bërë një tjetër goditje në këtë merkato verore, duke vënë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi një sulmues që e njeh mirë Superioren.
Bëhet fjalë për sulmuesin nga Guinea, Sekou Kamara, 21-vjeçarin që sezonin që lamë pas, luajti me Flamurtarin në Vlorë, duke u shndërruar në një titullar te skuadra e Duros.
Teuta mbylli mes shumë vështirësish sezonin që lamë pas, ku siguroi mbijetesën vetëm në javët e fundit, ndaj po kërkon të krijojë një skuadër që jo vetëm të mos rrezikojë rënien, por të synojë Europën.Ku shkon Kamara, shkon edhe Sidibe.
Duket se goditja e radhës së Teutës do të jetë mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe. Lojtari që mbylli sezonin me Flamurtarin, duke qenë një titullar i padiskutueshëm, ka qenë në Durrës dhe ka diskutuar me drejtuesit për të arritur një marrëveshje. Mesa duket, fakti që sulmuesi Sekou Kamara arriti akordin me Teutën, ka shtyrë edhe Sidinë të pranoj ofertën e skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi.





