Teuta vijon përgatitjet në Pogradec, atje ku do të qëndrojnë dy javë. Veç Bruno Ditës, i cili do të mbetet larg fushave për afro një muaj, me grupin nuk ka udhëtuar as Valdrin Rashica. Ai është dëmtuar dhe pritet që ndoshta vetëm të enjten të vihet nën urdhrat e stafit teknik. Megjithatë, duhet qartësuar se ish-lojtari i Skënderbeut ende nuk ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen me Teutën. Ndaj këto ditë mund të jenë vendimtare për të hedhur firmën mbi kontratë, duke qenë se akordi parimor është gjetur tashmë.Nikolas Napol ende nuk po duket në Durrës. Është raportuar që belgu do të mbërrijë shumë shpejt dhe stafi teknik po pret që ai t’i bashkohet grupit Pogradec. Sakaq, pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe me skuadrën ka qenë edhe Lamçja, i cili ka një dëmtim të vogël. Megjithatë, lojtari nuk rrezikon dhe shumë shpejt do të jetë në formën e tij më të mirë.Synohet që te Teuta sezonin e ardhshëm të ketë një grup sa më të bashkuar në fushë, pasi ky ka qenë dhe suksesi i ekipit një vit më parë. Drejtuesit, ashtu si edhe sezonin e shkuar, nuk kanë vendosur ende objektiva, por natyrisht që detyra e të gjithëve është që ekipi të renditet në vendet e para të tabelës, për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Teuta vijon përgatitjet, pritet mbërritja e sulmuesit belg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





