Skuadra e Teutës zhvilloi një fazë përgatitore në Ohër, me ekipin që kishte kushte mjaft optimale për t’u stërvitur.

Tekniku Blendi Shkëmbi e ka ndërtuar ekipin nga e para dhe normalisht që lojtarët duan kohë për t’u përshtatur me njëri-tjetrin, por gjithçka duket se po shkon në rrugën e mbarë.

Ekipi tani po përgatit në Durrës dhe sot stafi teknik kishte programuar një seancë stërvitore në palestër.

Pretendimet e durrsakëve këtë edicion janë që minimalisht të mos rrezikojnë rënien, por pse jo të pretendojnë për diçka më shumë.

Gjithsesi, drejtuesit duan që ta marrin gjithçka me qetësi dhe të mos nxitohen në përcaktimin e objektivave.