Teuta vijon në Durrës, fazën përgatitore për sezonin e ri.

“Djemtë e Detit”, të drejtuar nga trajneri Edi Martini po marrin gradualisht ngarkesën e duhur, ndërsa nga ana tjetër klubi vijon punën që të kompletojë grupin sa më shpejt, për tu futur me pretendime për sezonin 2024-25.

Deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë grupi.

Java e parë e përgatitjeve u mbyll me një ndeshje kontrolli brenda grupit, ndërsa tashmë vijon përgatitjet e javës e dytë, ku ekipi pritet të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.

Martini do të ketë rastin për të eksperimentuar diçka më tepër përsa i përket formacionit, sigurisht me vetëm 10 futbollistë, pra pa portierin, ku ndeshjet brenda grupit kanë përparësi. 

Pra kjo fazë e dytë vijon të forcojë ndjenjën e stërvitjes në grup dhe rikthimit në normalitet, krejt ndryshe nga faza hapëse që shërbeu për kalimin nga pushimet e gjatë.

Tashmë me grumbullimin e lojtarëve në qendrën stërvitore pritet të vijohet me dy seanca në ditë, me testet fizike paradite dhe me punë kryesisht taktike pasdite.

Teuta nuk do behet nga fillimi, duke pasur shumë lojtarë në dispozicion nga sezoni paraardhës. Baza e lojtarëve janë konfirmuar te Teuta, ndërsa vetëm 4 lojtar janë larguar: Qaqi, Fili, Gjinollari dhe Fasut.

Në një situatë të tillë, teknikut nuk i duhet të rinisë nga e para pasi grupin e ka, por sigurisht që priten afrime.

Në Durrës besojnë se do të kenë një ekip pretendent, siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit në elitën e futbollit shqiptar.