Durrës, 15 gusht 2014  – Teuta mund të quhet tërësisht e kompletuar dhe tashmë duhet punuar vetëm me përshtatjen e stilit të lojës të trajnerit Lika, i cili e njeh mjaft mirë këtë klub.

Hasan Lika ka drejtuar disa herë skuadrën e Teutës dhe ka korrur rezultate të mira nën drejtimin e saj.

Teuta është kompletuar pasi ka ardhur edhe një sulmues i mirëfilltë që i duhej shumë skuadrës gjë që është vënë re edhe në miqësoret e zhvilluara. Sulmuesi i sapoardhur është një brazilian, lojtar cilësor i quajtur Rafael Leandro Magalhães.

Braziliani që është afruar tashmë tek Teuta dhe shumë shpejt pritet të fillojë stërvitjen është 28 vjeçar dhe është një sulmues shtatlartë 1.84 cm i gjatë.

Sipas burimeve të klubit ai është një lojtar cilësor dhe pritet që të bëjë diferencën në fushën e lojës për dursakët të cilët kishin shumë nevojë për një sulmues të talentuar për të finalizuar aksionet e tyre e tashmë që edhe reparti i sulmit u kompletua Teuta mund të quhet e gatshme për të përballuar një kampionat të vështirë dhe për t’ia dalë me sukses.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/