Teuta dhe Vora nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në duelin e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, ku u regjistruan plot 12 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq.

Skuadra e Dobit, kaloi e para në avantazh falë autoglit të Shehit në minutën e 33-të, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që për golin e barazimit te vorakët, mendoi kapiteni Xhuljo Tabaku. Mesfushori u aktivizua në minutën e 71-të, në vendin e Bardhit, teksa 6 minuta në fushë i mjaftuan për të përshëndetur rrjetën.

Në minutën e 79-të, Vora mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Jurgen Vrapit. Minutat e mbetura nuk prodhuan gol, teksa kjo pikë i shkon më shumë përshtat miqve nga Vora.