Teuta dhe Besa kanë zhvilluar një tjetër test miqësor, ku përballja mes skuadrave është mbyllur në një barazim 0-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në Durrës nuk kanë munguar rastet për shënim, por mungesa e saktësisë përpara portës si dhe paraqitjet fantastike të dy portierëve kanë mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Teuta zhvillon kështu një tjetër takim miqësor përpara startit të sezonit që i dha mundësinë stafit teknik të vlerësojë situatën me përgatitjen fizike të grupit.