1 shkurt 2013 – Teuta tashmë ka afruar zyrtarisht 11 lojtarë të ardhur në merkaton e dimrit. I vetmi i larguar nuk ishte Sammb që do të përfundojë sezonin tek Teuta por Malik Mbaje. Stafi teknik dhe drejtuesit e klubit të “djemve të detit” janë në pritje të përgjigjes nga UEFA, për aktivizimin e lojtarëve që kanë afruar gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit durrsak kanë depozituar listën e federimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ndër të tjera vihej re mungesa e Malik Mbajes. Ndonëse erdhi me shumë bujë në radhët e Teutës, lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për periudhën e mbetur të kampionatit. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve, të cilët deri diku ishin në provë, e kanë kaluar me sukses testin dhe konfirmohen si pjesë e Teutës për pjesën e dytë.