Teuta ka bërë goditjen e radhës në merkaton e dimrit. I fundit që ka zbarkuar në Durrës është një mesfushor me tipare sulmuese, i cili për disa ditë u stërvit me Kukësin, madje shënoi edhe një gol në miqësoren ndaj Burrelit.

Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin e Belgjikës, Matias Lloci. Klubi durrsak  pritet ta zyrtarizojë lojtarin. Teuta ka arritur akordin me mesfushorin  23-vjeçar, i cili më heret ka luajtur me ekipin e Virton, në Belgjik, si dhe Uesterlo. Lloci ka qenë njëkohësisht pjesë e kombëtarve të moshave  të Beligjikës U-17, U-18 dhe U-19.

Lloci i përket plejadës së futbollistëve shqiptarë që kanë lindur jashtë vendit, pikërisht në Alst të Blegjikës. Më herët Teuta ka prezantuar edhe këta lojtarë: Elmando Gjini, Rodrigo Faust dhe Arbër Çyrbja.