Anel Dediç nuk do të jetë më një futbollist i Teutës. Siç njofton edhe vetë klubi durrsak, boshnjaku ka ndërprerë sot bashkëpunimin me Teutën.

Mesfushori u aktivizua për 29 ndeshje me Teutën këtë sezon, duke shënuar edhe 7 gola, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i ekipit.

Zyrtare : Anel Dedic largohet nga Teuta Klubi i Futbollit Teuta ka ndrëprerë bashkpunimin me futbollistin Anel Dedic.

Boshnjaku i ardhur në sezonin 2017/2018 ka luajtur një rol kyç në ekip duke qenë njëkohësisht dhe golashënuesi me i mirë i Klubit gjatë sezonit që lam pas.

KF Teuta e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron atij suksese në karierë!