Teuta ka shfrytëzuar pushimin e kampionatit dhe ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Termin, skuadër që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Dytë. Sigurisht që ishte një ndeshje e lehtë për durrsakët, që triumfuan me rezultatin 9-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll vetëm me dy gola të shënuar nga sulmuesi Jurgen Peqini, ndërkohë ë në fraksionin e dytë të lojës "Djemtë e Detit" kanë shpërthyer dhe kanë realizuar edhe shtatë herë të tjera. Latif ka realizuar të tretin, për t’i lënë radhën Kamara, i cili ka shënuar dy gola të tjerë.

Më pas Vecaj, Progni dhe Kruja kanë çuar në tetë numrin e golave për Teutën, kurse për të mbyllur llogaritë ka menduar Latif, me golin e dytë personal të realizuar.