Që prej startit të këtij sezoni, Teuta po kalon një moment delikat në ecurinë e saj. Java-javës, durrsakët presin të lënë pas krizën dhe të ndryshojnë fatet e këtij kampionati që po zhvillojnë.Ecuria deri në këtë pikë të kampionatit për ish-ekipin kampion të dy sezoneve më parë ka qenë me të vërtet zhgënjyese. Nëse do të shohim ecurinë e Teutës në këtë sezon, duke e krahasuar me sezonin e kaluar, blutë e Shkëmbit kanë lënë 10 pikë më pak se një vit më parë, në të njëjtën periudhë të kampionatit. Pauza e kampionatin e gjen Teutën me 8 pikë në vendin e fundit, duke qenë 4 pikë larg zonës së shpëtimit.

Teuta e nisi ketë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme ky ka arritur veç një fitore dhe dy barazime duke shënuar 5 gola dhe 6 humbje dhe 5 barazime duke pësuar dhe 18 gola, ndërsa një sezon më parë pas 12 javëve të para Teuta kishte 18 pikë dhe 13 gola të shënuar dhe 14 të pësuar. Nga ekipi i sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm disa lojtarë, Qirko, Qaqi, Jazxhi, Beqja L.Vila, E.Vila, Gruda, Hebaj, Kotobelli, Idrizaj, ndërsa pjesa tjetër është afruar në ketë merkato dhe deri më tani kjo skuadër nuk po arrin të bindë me rezultate.

Një vit më parë, pas janarit skuadra tregoi shumë oshilacione dhe kishte sinjale krize, ndërsa më pas në mesin e fazës së 3- të dhe asaj të katërt regjistroi vetëm fitore. Sezonin e kaluar blutë e mbyllën në vendin e gjashtë, duke kaluar nga skuadra kampione në duelin direkt për zonën e ftohtë, por mjaftoi ecuria e mirë në fund për të qëndruar mes më të mirëve. Më i dobëti në tetë sezonet e fundit ka qenë starti i kampionatit 2014-2015, me Teutën që arriti të merrte 7 pikë në mbyllje të fazës së parë. Në 9 javët e para të kampionatit durrsakët kishin fituar vetëm përballë Elbasanit (10.9.2014 Elbasani 1-5 Teuta) dhe Skënderbeut (27.9.2014, Teuta 2-0 Skënderbeu), e pavarësisht se deri në mbyllje të fazës së parë kishin grumbulluar vetëm 7 pikë, në fund e mbyllën në vendin e 8-të.

Më e mirë paraqitja në fillimin e edicionit 2015-2016, me 13 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, pas katër fitoreve dhe një barazimi, ndërsa nisja më e mirë e kampionatit është regjistruar në sezonin 2019-2020 tri vite më parë me 17 pikë të grumbulluara. Edhe në sezonin 2014- 2015 Teuta e siguroi mbijetesën vetëm në ndeshjen e parafundit, duke u renditur e 8-ta mes 12 skuadrave. Për të larguar hijet e së kaluarës…