Artan Jazxhi është mbrojtës mjaft i rëndësishëm për Teutën. 23-vjeçari ndërkohë ndaj Vllaznisë nuk pati një ditë të mirë, ndërsa dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Jazxhi ka plotësuar ndërkohë dhe numrin e kartonëve dhe do i duhet të mungojnë ndaj Dinamos. Përballë Vllaznisë ishte dhe kartoni i tetë i verdhë në këtë edicion të Superiores. Sfida e radhës për Teutën është përballë Dinamos. Një takim që vlen për javën e 15-të të Superiores dhe do zhvillohet të shtunën ora 16:30. Fitorja mungon prej gjashtë ndeshjesh për të besuarit e Edi Martinit dhe do e kërkojnë në “Elbasan Arena”.