Rreth 20 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, është publikuar sërish njëri prej varienteve të tezës. E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë.

Sot 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që  zhvilluan testit të tretë të maturës.

Provimi do të nisi në orën 10:00 dhe do të vijojë deri në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe janë hartuar teste të veçanta.

Maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, atë të Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 7 qershor.

Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.