22 shtator 2015 – Valentina Tufina e njohur si "Tezja" është dërguar si e pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë nga prokurori Anton Martini, i cili në fillim të muajit shtator ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq, gruan që përcaktonte cilësinë e kokainës, që blihej nga Gëzim Çelaj.
"Tezja" shërbente si laborante e grupit të kokainës që drejtohej nga baroni i drogës, Gëzim Çelaj. Aktualisht, ajo ndodhet në burg në Kosovë dhe autoritetet e këtij shteti kanë dërguar një letërporosi në Shqipëri lidhur me aktivitetin kriminal të saj.
Ditën e sotme pritet që të zhvillohet seanca kundër saj, ndërkohë pala shqiptare i është drejtuar me një kërkesë palës kosovare, duke kërkuar ekstradimin e Tufinës në Shqipëri.
/portali DurresLajm/