Një postim në rrjetet sociale, ka bërë që reperi i ri nga Kosova i quajtur Fero të rrihet në mes të koncertit në Mitrovicë.
"Unë nuk jam vetëm mbreti i qytetit tim, por edhe i tëndit", shkruante Fero në InstaSory.
Menjëherë pas kësaj, mediat raportuan se tre persona e kishin sulmuar në klubin e natës rreth orës 23:30.
Burime pranë Prive thonë se arsyet e sherrit mbeten të panjohura.
Në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë edhe videoja ku reperi sulmon me grushta e shqelma rivalët.





