Tha se i bashkohet Partisë Socialiste, por deputetja e qarkut të Dibrës, Reme Lala ishte një ndër deputetët që nuk ka marrë pjesë të enjten mbrëma në Kuvend në votimin për projektligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Siç shihet edhe në listën e deputetëve që kanë votuar pro, kundër, ose nuk kanë marrë pjesë në votim, të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit, Reme Lala rendiet mes deputetëve që nuk kanë votuar për këtë projektligj.
Sakaq, dy deputetët e tjerë të PDIU, Elena Xhina dhe Dritan Bici kanë votuar pro shembjes së teatrit me deputetët e tjerë socialistë.





