28 gusht 2013-Kryeministrat Hashim Thaci dhe Ivica Dacic kanë përfunduar takimet me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton. Në fund të takimeve Përfaqësuesja e Lartë nuk ka pasur shumë për të raportuar. Palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për cështjene telekomunikacionit, energjisë.Në komunikatën e BE'së është përmendur më shume çështja e zgjedhjeve të nëntorit."I takova sot në Bruksel Kryeministrin Dacic dhe Kryeministrin Thaçi për të diskutuar një mori cështjesh që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjes së Prillit, pervec cështjes se zgjedhjeve që do të mbahen 3 nëntor" thuhet në njoftim."Të dy Kryeministrat kanë ritheksuar përkushtimin për zgjedhje të suksesshme me një pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme dhe kanë konfirmuar se do të vazhdojnë përgatitjet intensive për një proces elektoral të qetë. Diskutimet tona do të vazhdojnë me 8 shtator" vazhdon njoftimi.

/express/