Presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Presidenti serb kërkoi që Kosova të pranojë përfshirjen në hetime të palës serbe.
Kreu i shtetit kosovar tha se ishte gati të pranonte propozimin e Vuçiç, duke u bazuar në ligjet e Kosovës.
Por Thaçi kërkoi nga Vuçiç, që ky rast të mos pengojë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Ndërsa drejtori i policisë serbe tha në një intervistë për mediat vendase se hetuesit kanë zbuluar detaje të reja për pronarin e vdekur të automjetit, me të cilin u krye atentati po ashtu edhe të personave që e kanë përdorur kohët e fundit.
Serbia po zhvillon hetime paralele për këtë vrasje.