Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka siguruar mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” se me asnjë çmim nuk do të lejojë ndarje të Kosovës, apo krijimin e një ‘Republika Srpska’.

Unë në asnjë rrethanë nuk do të lejoj ndarje të Kosovës, nuk do të lejoj shkëmbime dhe nuk do të lejoj me asnjë çmim krijimin e ndonjë ‘Republika Srpska’ në Kosovë. Unë e ritheksoj se as Miniera e Trepçes dhe as Liqeni i Gazivodës, me asnjë çmim nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes me Serbinë.

Blendi Fevziu: Po mirë, serbët çfarë do të marrin në këmbim të kësaj marrëveshje? Sepse thatë se do të përfshini Preshevën dhe Medvegjën?

Hashim Thaçi: Kjo është një çështje që nuk është institucionalizuar dhe që unë do ta parashtroj. Unë nuk mund të flas për një çështje hipotetike që askush ende në asnjë takim nuk e ka parashtruar…Definitivisht nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe nuk do të ketë ‘Republika Srpska’…çka nënkupton korrigjimi? Nënkupton demarkimin e 430 kilometrave kufi mes Kosovës dhe Serbisë.