Sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë.
Kështu shkruan ajo në një postim në rrjete sociale pas dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe fluturimit të tij bashkë me Kadri Veselin e Rexhep Selimin drejt Hagës.
“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkruan Kryemadhi.





