TIRANE, 01 mars 2013- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ndalet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Thaci do të pritet nga kreu i qeverisë së Shqipërise, Sali Berisha, me te clin pas takimit do te dalin para medias ne nje konference te perbashket per shtyp.
Mësohet se dy kryeministrat pritet të diskutojnë mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë, do të ritheksojnë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushjen e plotë të axhendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.