Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të mbyllur për median me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në hotelin "Peninsula" në New York, sipas agjencisë turke të lajmeve "Anadolu Agency".
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.
Në New York u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherësh është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.