Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët dhe partitë politike për procesin e rregullt të votimit të ditës së diel.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se qytetarët dëshmuan dinjitet, ndërsa institucionet e Kosovës pjekuri politike.

"I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën", shkruan Thaçi.