Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në këtë fushatë elektorale, kryeministri Rama ka zgjedhur të sulmojë kreun e opozitës duke e cilësuar atë vazhdimisht si “bufin e kënetës”. Këtë herë Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një video me një buf.

Në fund të videos Rama shkruan “Thaje kënetën me votë”, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen në PER të KQZ për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

“Thaje kënetën me votë! Regjistrohu deri më 4 mars!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se 4 marsi është afati i fundit për regjistrimin e diasporës në sistem në mënyrë që të votojnë nga vendet ku jetojnë më 11 maj.