Diçka e veçantë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar për këngëtaren Rezarta Shkurta e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Pas 15 vitesh bashkë, bashëshorti Ermali Hoxha i ka propozuar për herë të dytë Rezartës në Dubai dhe ajo ka thënë "Po".

"Thashë po… Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë… Në të mire e në të keqe, gjithmonë pranë teje… Të dua", shkruan Rezarta në foton ku çifti shfaqen me duart e bashkuara.

Prej ditës kur Ermali u lirua nga burgu dhe familja u bashkua sërish, këngëtarja nuk i kursen postimet e momenteve të lumtura në rrjetet sociale.