Thashethemet se Victoria dhe David Beckham po divorcohen ishin në qendër të mediave rozë këtë muaj. Stilistja e modës, e cila ka katër fëmijë me yllin e futbollit, foli hapur për mënyrën se si ka balancuar jetën e saj personale dhe profesionale
"Unë përpiqem shumë që të jem nëna e mirë,"-tha Victoria, në Samitin e Grave të Forbes në New York City. "Unë po përpiqem të jem grua e mirë dhe të jap më të mirën në profesion. Kur kthehem në shtëpi përpiqem ta lë mënjëanë telefonin dhe të kaloj kohë me fëmijët dhe Davidin."
Ajo vlerësoi se bashkëshorti i saj prej 19 vitesh e ka mbështetur në karrierë.
"Unë kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne me të vërtetë jemi të barabartë me gjithçka që bëjmë në shtëpi me fëmijët,"-tha Victoria. "Kur unë jam larg është David që i dërgon në shkollë apo që gatuan."
Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç. Ndërsa për vajzën e saj stilistja shtoi: "Kur e marr Harper në shkollë i them që je vajzë që mund të bësh gjithçka. Ajo është vajzë e fortë dhe do që të bëhet shpikëse. Është e zgjuar."
Victoria dhe David janë bashkë që nga viti 1997 dhe u martuan në korrik 1999 në një kështjellë në Irlandë.





