Një pallat 3.400-vjeçar ka dalë nga një rezervuar në rajonin e Kurdistanit të Irakut, pasi nivelet e ujit ranë për shkak të thatësirës.

"Zbulimi i gërmadhave në rezervuarin e Damit të Mosulit në brigjet e lumit Tigris frymëzoi një gërmim spontan arkeologjik që do të përmirësonte kuptimin e Perandorisë Mittani, një nga perandoritë më pak të hulumtuara të Lindjes së Mesme të lashtë",- bën të ditur ekipi kurdo-gjerman i hulumtuesve në një njoftim për shtyp.

“Gjetja është një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në rajon në dekadat e fundit,” tha arkeologu kurd Hasan Ahmed Qasim.