Në vitin 1965, një president francez, shumë krenar dhe komandues, pothuajse i bëri gropën projektit europian, thjesht duke lënë një “karrige bosh”. Ai vuri veton ndaj çdo skeme të përgatitur në Bruksel, thjesht duke mos pranuar që të dërgonte zyrtarë francezë në asnjë nga takimet e mbajtura atje.

Në vitin 2024, një tjetër president francez, jo më pak krenar dhe komandues, mund të shkojë edhe një hap më larg: të mbushë karriget e Francës në takimet e Bashkimit Europian, me ministra të cilët, ose do të jenë të pafuqishëm për të vepruar, ose do ta përçmojnë BE-në si një komplot globalist.

Presidenti i atëhershëm Charles de Gaulle, e zbuti qëndrimin pas gjashtë muajsh, pasi u bind se shtetet e vogla europiane nuk do të ishin dot në gjendje të impononin vullnetin e tyre mbi francezët.

më e vështirë, sidomos duke pasur parasysh pëlqimin e partisë së djathtë RN, për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ministrat francezë mund të bllokojnë hyrjen e Ukrainës në bllok, ose të prishin përpjekjet për të dërguar më shumë para për ndihmë.

Shqetësimi i dytë ka të bëjë me financat publike të Francës. Borxhi i saj është i lartë, mbi 100% të PBB-së. Komisioni Europian tashmë ka kërkuar frenimin e deficitit buxhetor të Francës, që në vitin 2023 arriti në 5.5%, gati sa dyfishi i kufirit të BE-së prej 3%.

Një ministër i ri Financash që ndjek idetë e partisë RN, mund të sfidojë me kënaqësi dekretet e eurokratëve. Një ripërsëritje e krizës së borxhit grek në shkallë franceze, nuk shihet ende si një skenar i mundshëm. Por demagogët në pozicione të larta, mund ta kthejnë atë çka mund të ishte një grindje e zgjidhshme, në diçka më të shëmtuar.

Një Europë me një Macron më të lëkundur

Shqetësimi më i madh është se një Francë më e tkurrur në vetvete, do të sillte edhe fundin e epokës së ambicieve të mëdha të BE-së. Në dekadën e fundit, blloku është përgjigjur ndaj çdo krize (ajo e Greqisë, Brexit, Covid-19 dhe Ukrainës), duke bërë më shumë gjëra së bashku.

Do të ishte e pamundur të ndërmerreshin nisma të tilla të mëdha, me një president francez që ka probleme në atdhe. Në vitin 2027, të gjithë sytë do të jenë te zonja Le Pen dhe nëse planet e saj të vjetra për “Frexit” do të braktisen apo jo në rast se ajo fiton. Deri atëherë, me zotin Macron në vështirësi, projekti europian mund të humbë një aleat të madh./ Monitor