15 prill 2014– Gazetat prestigjioze “The Guardian” dhe “The Washington Post” fituan cmimin Pulitzer për kategorinë e shërbimit publik në lidhje me skandalin e përgjimeve nga NSA, të siguruara nga ish kontraktori Eduard Snowden.
Këtë vit çmimi më i famshëm dhe i rëndësishëm në gazetarisë ka një rëndësi të veçantë politike dhe përfaqëson "një shuplakë" për presidentin Obama . Komisioni 19 anëtarësh i Çmimit Pulitzer në Universitetin Kolumbia vlerësoi këto dy gazeta për hapësirën dhe raportimin që i kushtuan çështjeve të privatësisë dhe reagimeve mes qeverisë dhe publikut.
Për raportimin ndërkombëtar u vlerësuan dy gazetarë të agjencisë “Reuters”, Jason Szep dhe Andrew R.C. Mes fituesve të çmimit më të madh në gazetarinë amerikane ishte “Boston Globe”, në kategorine“breaking neës”.
Pas ndarjes së çmimeve Snowden komentoi duke thënë se “Pulitzer na kujton se çfarë ndikimi dhe roli ka një shtyp i lirë dhe i pavarur”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





