Itali, 2 maj 2014 – Tronditet Napoli. Nga Anglia adresohen akuza të rënda në drejtim të skuadrës italiane. Në rreshtat e “The Guardian”, gazetari Barry Glendenning nuk kursehet në kritika duke theksuar se Napoli është fortesa e mafias. Akuza të rënda në drejtim të shoqërisë së drejtuar nga presidenti De Laurentis, i cili ka hedhur grepat drejt ishullit për të peshkuar të riun e Manchester United, Dany Wellbeck. Pas publikimit të këtij shkrimi, pritet një reagim nga klubi italian që mund të ndërmarrë edhe nisma ligjore kundër tabloidit britanik. Kjo nuk është hera e parë që klubi i Napolit lidhet me rrjetet mafioze që veprojnë në zonën e Campanias. Disa kohë më parë, shoqëria e kaltër u vu në qendër të vëmendjes për shkak të dyshimeve në lidhje me trukimin e ndeshjeve. Sipas prokurorisë italiane, organizata mafioze “Camorra” kishte arritur të ndikonte në disa rezultate të ndeshjeve në Serie A me qëllim përfitimi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/