6 shkurt 2015 –  Qeveria shqiptare nuk e ka shpallur ende gjendjen e jashtëzakonshme për përmbytjet në jugun e vendit, por sipas gazetës britanike “The Guardian” vendi tashmë ndodhet në emergjencë kombëtare.

“Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve më të rënda që vendi ka parë ndonjëherë, të cilat kryeministri i vendit thotë se kanë ardhur për shkak të shpyllëzimeve dhe erozionit të tokës”, shkruan prestiogjizja britanike.

Megjithëse kanë intervistuar kryeministrin Edi Rama për situatë, gazeta ka zgjedhur të spekulojë ose të na thotë diçka që vetëm ne s’e dimë.

“Qindra familje janë evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të vendit, i cili do të përfshihet sërish nga shirat ditën e premte”, shkruan më tej.

“Ka disa pika kritike, të nxehta, ku fatkeqësitë mund të ndodhin. Ne kemi pasur arsyet tona për të menduar që kjo nuk do të ndodhte, por në fund gjithçka varet në moti. Kemi një problem organik që është trashëguar nga erozioni, shpyllëzimet dhe menaxhimi i keq i lumenjve”, tha Rama gjatë prononcimit për “The Guardian”.