Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike, ku kanë zbuluar në një dyqan me një sasi kanabis sativa.
Gjatë operacionit të koduar “The Shop”, që u finalizua ditën e djeshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u sekuestruan 32.4 kg Cannabis Sativa.
Sasia e drogës u gjet në lagjen nr.17/1 në Durrës, në një dyqan në gjendje jo funksionale.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.
Ndaj tij rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.





