Teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale amerikane, fansat e ‘The Simpsons’ kanë ngritur pyetjen nëse seriali i famshëm ka parashikuar rezultatet e garës. ‘The Simpsons’, seriali më i gjatë i animuar në histori, është njohur për aftësinë e tij të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Disa nga profecitë më të frikshme që janë realizuar ndër vite përfshijnë robotët me AI që do të sundojnë botën dhe zgjedhjen e Trumpit si president.

Një numër përdoruesish në rrjetet sociale kanë theksuar se një episod i transmetuar më 19 mars 2000, titulluar ‘Bart to the Future’, mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit. Një ndjekës shkruan: “Ne të gjithë e dimë se ‘Simpsons’ kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe ajo kryesisht vesh kostum vjollcë dhe aksesorë me perla, një veshje e ngjashme që pati Kamala Harris në inaugurimin e saj si zëvendëspresidente. Rastësi? Mendoj që jo.”

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2021, Kamala Harris ishte veshur me një kostum ngjyrë vjollcë, të dizajnuar nga Christopher John Rogers, me këpucë nga Sergio Hudson dhe një gjerdan nga Wilfredo Rosado. Në episodin ku Lisa zgjidhet presidente, ajo shfaqet me një kostum lejla dhe një gjerdan me perla. Presidenca e Lisës vjen pas një presidencë të nënkuptuar nga Donald Trump, e cila shkaktoi një deficit masiv.

Si presidente, Lisa thotë: “Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump.”

Një përdorues tjetër komenton: “Shikoni parashikimin e ‘The Simpsons’ dhe thanë diçka për Trump-in në vitin 2024 dhe shikoni se Lisa Simpsons u bë presidentja e parë femër.” Megjithatë, ndonëse shumë mendojnë se ‘The Simpsons’ kanë parashikuar fitoren e Harris, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate dhe Trump janë tepër ngushtë në sondazhe për garën e tyre në Shtëpinë e Bardhë.”