Filmi i animuar amerikan Simpsons, që përveç batutave komike, është i famshëm edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore. Por së fundmi duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.

Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Ndiqni videon nga minuta 03:00: