Goli i Armando Brojës mori një vëmendje të madhe në Angli në fitoren që Chelsea regjistroi 2-0 në derbi kundër Fulham.

Tabloidi britanik “The Sun”, e vlerësuar ndërkombëtarin shqiptar me notën 8, duke qendër ndër më të vlerësuarit te blutë.

“Duket si sulmuesi i duhur që i ka munguar Chelsea-t gjithë këtë kohë. Humbi një rast në fillim të sfidës, por u kthye në hero duke shënuar golin e parë në Premier League pas një viti. Sinqerisht, nuk duket si një lojtar që nuk ka luajtur për 11 muaj. Lëvizjet e tij, qetësia dhe lidhjet në lojë ishin shumë mbresëlënëse”, shkruan “The Sun”, për Brojën.

Inline image

Ndërkohë legjenda e Chelsea-t, Pat Nevin, foli me elozhe për sulmuesin e kombëtares duke thënë se ai do t’i shokojë të gjithë, por duhet t’i jepet kohë.

“Chelsea do të ketë shumë opsione, por deri tani kanë transferuar shumë lojtarë. Ata kanë Nkunku që pritet të rikthehet dhe mendoj se Armando Broja do t’i shokojë të gjithë. Përpara dëmtimit të tij, shumë njerëz mendonin se ai ishte zgjidhja. Ai është akoma i ri, ka një ndërtim të mirë dhe gjithashtu shumë potencial”, u shpreh Nevin.