Partneret e lojtarëve të Euro 2024 kanë qenë tifozet më të zjarrta të tyre në tribunë. Vajzat kanë treguar mbështetjen e tyre të palëkundur dhe jo pak herë kanë marrë vëmendje.
Në pritje të ndeshjes të së shtunës mes Anglisë e Zvicrës, “The Sun” është fokusuar te partneret e kundërshtarëve britanikë. Sigurisht mes tyre s’mund të mungojnë as emrat e bukurosheve shqiptare.
Leonita Xhaka
Bashkëshortja e Granit Xhakës ka 205.000 ndjekës në rrjetet sociale, të cilat ka preferuar t’i mbajë private. Leonita është njohur me Xhakën në vitin 2015 dhe u martuan dy vite më vonë.
Dhurata Ahmetaj
Këngëtarja përflitet se është në një marrëdhënie me Xherdan Shaqirin. Romanca e tyre filloi në vitin 2020 pasi Dhurata shkonte shpesh në Mbretërinë e Bashkuar pë të ndenjur me të. Më pas ata bënë një udhëtim me varkë në Formentera. Dhurata bën një jetë luksoze që e ndan me 550.000 ndjekësit e saj në Instagram ku u tregon për udhëtimet në liqenin e Komos apo blerjet e shtrenjta në Cartier.
Kiki Freuler, bashkëshortja e Remo Freuler
Alexandra Munger, partnerja e Fabian Schar
Melanie Akanji, bashkëshortja e Manuel Akanji