PRISHTINË – Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney fitoi "klonin e tij", Albatrit Matoshin, i cili është gazetar sportiv nga Prishtina dhe që çuditërisht i ngjan shumë futbollistit të ekipit kombëtar të Anglisë. Zbulimi është bërë nga tabloidi britanik “The Sun” dhe citohet nga Koha Sport. 

Midis Matoshit dhe Rooneyt është një ngjashmëri e madhe, veçanërisht pasi sulmuesi bëri transplant flokësh të rinj. 

Matoshi thotë se në fillim nuk e gëzonte krahasimi me lojtarin anglez, por më vonë u bind me këtë realitet dhe ai madje shpesh jep autografe.

"Gjëja më e keqe ishte kur e dashura ime tha se unë dukem si Rooney, sepse nuk është djali më i bukur në botë. Por, tani kjo është në rregull. Ai është heroi im", tha 24-vjeçari për të përditshmen angleze "The Sun".